Home Aktualitet “Lajthit” i ftuari, ngrihet dhe puth moderatoren në transmetim direkt
“Lajthit” i ftuari, ngrihet dhe puth moderatoren në transmetim direkt
0

“Lajthit” i ftuari, ngrihet dhe puth moderatoren në transmetim direkt

0
0

Në transmetime direkt mund të ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet, të cilat është e pamundur ti parashikosh dhe për më tepër ti parandalosh.

Të shumta janë rastet kur situata ka degjeneruar në fyerje, ofendime, ndonjëherë edhe dhunë, por ndodh edhe e kundërta që i ftuari të lajthisë dhe të ngrihet të puthë moderatoren.

Kështu ka ndodhur në një studio televizive në Puglia të Italisë ku komediani Gene Gnocchi i ka shprehur ndjenjat gazetares duke i thënë se ajo e ka çmendur totalisht sidomos me mënyrën se si I jep lajmet.

“Unë duhet të të puth patjetër”, thotë ai dhe ngrihet drejt gazetares të cilën e puth në buzë.

Kjo e fundit në fakt e vënë në siklet prej situatës është munduar ta kalojë me humor ndërsa thotë: “Ja se si mund ta vësh në siklet një moderator”.

Pas puthjes i ftuari ulet në vendin e tij dhe vijon me komplimenta për moderatoren së cilës i thotë se është e mrekullueshme.

“Kam humbur totalisht logjikën, më fal për sinqeritetin, por është pikërisht kështu”, thotë komediani i cili shkon edhe më tej duke shtuar se tashmë do të qëndrojë në Puglia.

https://www.youtube.com/watch?v=ZXlm14w0Bac

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZXlm14w0Bac

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-audio-amplifier-24069/