Home ShowBiz Ish mikesha i tha të lajë borxhet, reagon Jonida, ja çfarë ka për ti thënë
Ish mikesha i tha të lajë borxhet, reagon Jonida, ja çfarë ka për ti thënë
0

Ish mikesha i tha të lajë borxhet, reagon Jonida, ja çfarë ka për ti thënë

0
0

Një ditë më parë blogerja Alba Danaj, ish mikesha e Jonida Maliqit shpërtheu në një status kundër këngëtares.

Ajo u nis nga një deklaratë e këngëtares për çantat e vogla në Klanifornia për të sulmuar Jonidën duke e quajtur fasadë e madje duke i thënë të lajë borxhet e çantave që ka, para se të flasë për to.

Mbas këtij reagimi ka ardhur në mënyrë indirekte edhe përgjigjia e Jonidës e cila fillisht është kundërpërgjigjur duke thënë: “Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca po”.

Ndërsa më pas duke thënë se ndihet e frymëzuar ka postuar një sërë shprehjesh mbi të vërtetat, gënjeshtrata dhe njerëzit negativë.

Këta të fundit këngëtarja i ka quajtur njerëzit më të vetmuar, të mërzitshëm dhe të thyer, të cilët duhet ti mbash sa më larg.

Mesa duket këngëtarja ka vendosur të përgjigjet në këtë mënyrë ndaj deklaratave të blogeres dhe jo duke e sulmuar në mënyrë direkte siç bëri ish mikesha e saj.

Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8yAC8dnm5h/https://www.instagram.com/p/B8J1A44h-Mt/