Home ShowBiz Moderatorja në kulmin e nervave bën sherr me burrin dhe filmon reagimin e tij
Moderatorja në kulmin e nervave bën sherr me burrin dhe filmon reagimin e tij
0

Moderatorja në kulmin e nervave bën sherr me burrin dhe filmon reagimin e tij

0
0

Moderatorja Fiori Dardha na ka treguar përmes disa videove të publikuara në instagram një situatë sa komike aq edhe serioze.

Ajo dhe bashkëshorti i saj ndodhen në makinë dhe janë duke shkuar në restorant, por pak më përpara duket qartë që kanë bërë sherr me njëri tjetrin.

Moderatorja po thotë me gjysmë zëri se bashkëshorti i saj është gjithë nerva dhe në fakt ai duket shumë serioz, madje në një moment kthen kohën nga kamera dhe i jep Fiorit një nga ato shikimet vrastare.

“Ju kur e keni orarin e grindjes me bashkësherrin”, pyet fansat Fiori në videon që ka publikuar, ndërsa tregon se janë duke shkuar në restorant për të darkuar pavarësisht se janë gjithë nerva.

Më pas vjen pjesa e restorantit ku secili shikon punën e vetë dhe duket sikur në fakt janë vetëm dhe jo me njëri tjetrin.

Por në fund pas darkës ata pajtohen dhe gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, Fjori flet me zë normal dhe duken më të buzëqeshur se më parë.

Link: https://www.instagram.com/fioridardha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8i9K6Sn5Og/