Home Aktualitet Rritet numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri, rregjistrohen 4 raste të reja
Rritet numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri, rregjistrohen 4 raste të reja
0

Rritet numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri, rregjistrohen 4 raste të reja

0
0

Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar edhe 4 raste të reja me Coronavirus pas analizave të zhvilluara një ditë më parë.

Në total në vendin tonë rezultojnë 6 persona të prekur nga kjo sëmundje.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë tre raste ishin të afërm të dy të prekurve të parë, ndërsa rasti i katërt ishte një 31 vjeçar që ishte kthyer nga Milano një javë më parë ku kishte qëndruar vetëm për një ditë.

Personat e prekur janë në gjendje të stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, ndërsa instancat përkatëse japin udhëzimet për të shmangur sa më shumë kontaktet me njërëzit dhe të tregohet sa më shumë kujdes për higjenën.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi për mbylljen e institucioneve arsimore për një periudhë kohore prej dy javësh, ndërkohë që pas dy javësh në varësi të situatës do të vendoset se çfarë do të bëhet.

Burimi i fotos: