Home Aktualitet Aktori i njohur dhe e shoqja, pozitiv ndaj Coronavirus
Aktori i njohur dhe e shoqja, pozitiv ndaj Coronavirus
0

Aktori i njohur dhe e shoqja, pozitiv ndaj Coronavirus

0
0

Aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita kanë rezultuar pozitiv pas dyshimeve se mund të ishin infektuar me Coronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë aktori në instagramin e tij vetëm pak orë më parë.

“Përshëndetje! Rita dhe unë ndodhemi aktualisht në Australi. Ne ndiheshim të lodhur, të ftohur dhe me dhimbje trupi. Rita kishte ethe herë pas here dhe temperature gjithashtu. Për ti bërë gjërat siç duhet dhe siç është e nevojshme aktualisht, ne bëmë analizat dhe rezultuam pozitiv. Instancat mjekësore kanë protokolle që duhen ndjekur. Ne do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa duhet”, shkruan ndër të tjera aktori në Instagram.

Ky njoftim i tij ka marrë me qindra komente nga ana e fansave të cilët i kanë kërkuar atij të bëjë kujdes, ndërsa i urojnë shërim të shpejtë.

https://www.instagram.com/p/B9nVasnBNF5/

Link: https://www.instagram.com/p/B9nVasnBNF5/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/