Home Aktualitet Zgjerohet harta e Coronavirus në Shqipëri, konfirmohen 8 raste të reja
Zgjerohet harta e Coronavirus në Shqipëri, konfirmohen 8 raste të reja
0

Zgjerohet harta e Coronavirus në Shqipëri, konfirmohen 8 raste të reja

0
0

Zgjerohet harta e Coronavirus në Shqipëri, konfirmohen 8 raste të reja

Rritet numri i personave të prekur nga Coronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 23 numrin e të infektuarve.

Zv Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një konferncë për shtyp pak minuta më parë dhe ka konfirmuar se janë shënuar edhe 8 raste të reja në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë duke zgjedhurar kështu e hartën e virusit në Shqipëri.

Në total numri i të prekurve në Tiranë është 16, në Durrës 3, një rast në Lushnje, dy në Elbasan dhe një në Rrogozhinë, të gjitha rastet me histori udhëtimi në Itali.

Aktualisht të shtruar në infektiv ndodhen 5 persona, ndërsa 18 të tjerë janë të vetëizoluar në shtëpi dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka përforcuar thirrjet ndaj qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për mbrojtur veten dhe të tjerët.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uRUZd1Kt6FQ

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=uRUZd1Kt6FQ