Lufta kundër rritjes artificiale të klikimeve, ja si ndikon në industrinë e muzikës
Pas luftës kundër sajtit Followerschmiede.de, Federata e Instustrisë Fonografike është duke kontrolluar të gjithë ata që marin përsipër të rrisin artificialisht klikimet apo pëlqimet e këngëve kundrejt pagesës.
Drejtori i Institucionit në fjalë Florian Drucke i ka thënë faqes gjermane të lajmeve FAZ, se Followerschmiede.de, kishte reklamuar produktet e një artisti në Spotify për rritur artificialisht numrin e klikimeve.
Ne jemi munduar prej vitesh ta mbrojmë tregun muzikor, thotë Drucke, por gjurmimi në raste të tilla zakonisht është i vështirë dhe mbi të gjitha kërkon një kohë të gjatë.
Ky fenomen konsiston në faktin që disa ofrues të dyshimtë, premtojnë më shumë pëlqime apo subscribers përkundrejt pagesës, në mënyrë të tillë që të krijojnë në mënyrë artificiale më shumë vëmendje ndaj një produkti të caktuar dhe kjo zakonisht funksionon përmes llogarive të rreme.
Ndërkaq duke u nisur nga zhvillimi që ka marrë streaming kohët e fundit, industria e muzikës po zhvillon gjithnjë e më shumë interes për këtë lloj model biznesi.
Vetëm në Gjermani 55,1% e qarkullimit të përgjithshëm në tregun e rregjistrimit të muzikës me një vlerë prej 1.62 bilion dollar erdhën nga trasmetimet audio.
Shifra edhe më të larta rregjistrohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Druckle thotë se institucioni që ai drejton mund të veprojë vetëm në një masë të kufizuar, pasi ata nuk janë mjeshtër të sistemeve.
Masat e monitorimit tashmë ekzistojnë për të parandaluar fenomenin, por ka ende vend për përmirësime thotë Druckle.
Gjithashtu sipas tij është në interes të vetë Apple Music, Spotify apo Amazon që të mos shkatërrohet besimi në këto sisteme.
Ndërkaq studimet kanë treguar se si kjo temë ka ndikuar në industrinë e muzikës.
Konkretisht manipulimi i numrave të streaming krijon jo vetëm dëme ekonomike për shërbimet, artistët dhe produktet, por gjithashtu krijon një panoramë false mbi popullaritetin e muzikës.
Ekspertët tregojnë se ka shumë mënyra të tjera që artistët ti promovojnë produktet e tyre dhe kjo mund të ndodhë shumë mirë përmes mediave sociale dhe njoftimeve në to për publikimin e këngëve apo klipeve të reja.
Pre e kritikave lidhur me streaming false ka rënë edhe Justin Bieber, pasi një faqe ka rekomanduar fansat e saj që të listojnë ndër këngët e preferuara të tyre, këngën e fundit të Bieber e cila mund të vendoset automatikisht në playlist dhe të dëgjohët madje edhe në kohën kur je duke fjetur.
Burimi i lajmit: https://www.faz.net/aktuell/wirtschaft/digitec/musikbranche-der-muehsame-kampf-gegen-fake-streams-16669721.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/selective-focus-photography-of-gray-stainless-steel-condenser-microphone-1054713/