YouTube fshin miliona video për shkelje të rregullores
YouTube ka publikuar së fundmi një raport të detajuar të videove që Community Guidelines ka bllokuar në tre muajt e fundit të vitit që lamë pas.
Në këtë raport thuhet se YouTube mbështetet në skuadra në mbarë botën të cilët rishikojnë videot e senjaluara dhe heqin materialet që shkelin dhe dhunojnë kushtet e përdorimit të vendosura nga ky komunitet.
Konkretisht nga muaji Tetor deri në dhjetor të 2019, numri total i videove të fshira është rreth 5 milion e 887 mijë, pjesa më e madhe e të cilave rreth 5 milion e 344 mijë janë senjaluar automatikisht nga sistemi, ndërsa pjesa tjetër kryesisht nga përdoruesit.
Ky raport tregon gjithashtu në mënyrë të detajuar motivet për të cilat janë fshirë videot.
Shumica prej tyre kanë qenë për Spam si dhe për rritje të klikimeve në mënyrë artificiale, një pjesë tjetër për të garantuar sigurinë e fëmijëve, gjithashtu për nuditet, apo për ushtrim dhune.
Numri më i lartë i videove të fshira shënohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 1 milion e 100 mijë të tilla, në vend të dytë është Hollanda me 793 mijë video, ndërsa në vend të fundit në një renditje prej 10 shtetesh është Turqia me 93 mijë e 575 video të fshira.
Në këtë raport thuhet gjithashtu se përgjatë kësaj periudhë kohore janë bllokuar në total rreth 2 milion e 88 mijë kanale, pasi kanë thyer rregullat bazë të komunitetit në fjalë.
Burimi i lajmit: https://transparencyreport.google.com/youtube-policy/removals
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-app-channel-connected-221181/