Home Aktualitet Vullnetarë ne SHBA, testojnë vaksinën e parë provë kundër Coronavirus
Vullnetarë ne SHBA, testojnë vaksinën e parë provë kundër Coronavirus
0

Vullnetarë ne SHBA, testojnë vaksinën e parë provë kundër Coronavirus

0
0

Një grup i vogël vullnetarësh në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të provojnë vaksinën e parë provë kundër Coronavirus.
Sipas ekspertëve të shëndetit, provës do ti nënshtrohen 45 persona të moshave 18 deri në 55 vjeç të cilët do të testohen vullnetarisht për gati 6 javë.
Kjo vaksinë është zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve infektive në kompaninë Moderna dhe synon që të nxisë qelizat të prodhojnë një lloj proteine që forcon imunitetin e trupit.

Një ndër personat e parë që u shpreh e gatshme për të marrë pjesë vullnetarish në këtë testim është 43 vjeçarja Jennifer Haller e cila tha se ishte e lumtur që mund të kontribuonte me diçka në luftën kundër Koronavirusit.

Eskpertët thonë se ky test vaksine përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga virusi dhe shpresojnë që të ndihmojë për të forcuar imunitetin e trupit në luftën kundër këtij virusi.

Që prej momentit kur është përhapur ky virus dhe deri tani janë regjistruar rreth 183.400 raste si dhe mbi 7100 vdekje të konfirmuar.

Fillimisht u shfaq në Kinë, ndërsa më pas u përhap në shumë vende të tjera siç është Italia e cila është vendi i dytë në botë pas Kinës me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve.

Link: https://www.usatoday.com/story/news/health/2020/03/17/coronavirus-vaccine-trial-underway-seattle-photos-first-shots/5065909002/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scientist-in-laboratory-3735769/