Home Aktualitet Coronavirus, statuja e Krishtit në Rio ndriçon me flamujt e vendeve të prekura, mes tyre edhe Shqipëria
Coronavirus, statuja e Krishtit në Rio ndriçon me flamujt e vendeve të prekura, mes tyre edhe Shqipëria
0

Coronavirus, statuja e Krishtit në Rio ndriçon me flamujt e vendeve të prekura, mes tyre edhe Shqipëria

0
0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një foto të statujës së famshme të Krishtit shpëtimtar në Rio de Janeiro e cila ka ndriçuar nën ngjyrat e flamujve të vendeve të prekura nga Coronavirus.

Mes flamujve të shumtë gjendet edhe ai shqiptar duke qenë se vendi ynë rezulton ndër vendet e prekura që prej mbrëmjes së 8 marsit.

“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, moment embloematik i qytetit të Rio de Janeiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale. Mes tyre edhe flamuri shqiptar. Solidaritet botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës”, shkruan në statusin e tij presidenti Meta.

meta

Link: https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/christ-the-redeemer-2868242/