Ministrit i bie të fikët në parlament ndërsa fliste për Coronavirus
Ministrit holandez të shëndetësisë Bruno Bruins i ka rënë të fikët ndërsa ka qenë duke diskutuar mbi Coronavirus gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare.
Drejt tij kanë shkuar menjëherë kolegët për ti dhënë një gotë ujë, ndërsa e kanë ndihmuar të ngrihet.
Më pas ministri është larguar nga salla, ndërsa deklaroi përmes një statusi në twitter se është më mirë dhe se e gjitha kjo erdhi për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së këtyre ditëve.
Ai shtoi gjithashtu se do të rikthehej sërish nesër për të vijuar me luftën kundër Coronës.
Në Holandë janë regjistuar në total 2051 raste me Coronavirus dhe 58 të vdekur.
Link:https://www.youtube.com/watch?v=E-7Zb8JT134&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=E-7Zb8JT134&feature=youtu.be