Home Aktualitet Coronavirus bilanc tragjik në Itali, brenda 24 orëve rekord viktimash
Coronavirus bilanc tragjik në Itali, brenda 24 orëve rekord viktimash
0

Coronavirus bilanc tragjik në Itali, brenda 24 orëve rekord viktimash

0
0

Italia është vendi i dytë më i prekur pas Kinës nga Coronavirus.
Aktualisht numërohen 35713 të prekur dhe në total 2978 të vdekur, shifra këto që po rriten frikshëm nga dita në ditë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë rregjistruar 475 vdekje, një numër rekord që prej ditës së shpërthimit të virusit.
Në shtetit fqinj situata vazhdon të jetë alarmante, pasi spitalet në vend dhe personeli mjekësor e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e lartë të të infektuarve.
I vetmi lajm i mirë në bilancin e ditës së djeshme është fakti që në rajonin e Lombardisë që është më i godituri në Itali, numri i rasteve të reja me Coronavirus ishte ulur krahasuar me një ditë më parë.
Megjithatë shifrat vazhdojnë të mbeten të larta dhe situata alarmante.
Në vendin fqinj është paralizuar pothuase çdo gjë, ndërsa instancat shtetërore dhe personeli mjekësor bëjnë vazhdimisht thirrje për të qëndruar në shtëpi.

Burimi i lajmit: https://www.ilsecoloxix.it/italia/2020/03/18/news/italia-aumentano-i-positivi-e-i-decessi-gli-operatori-sanitari-contagiati-sono-l-8-3-dei-casi-totali-in-italia-e-allarme-1.38608519?awc=16823_1584609905_89c2c80c1f0a004ffae2422fb5cfb1ac

Burimi i lajmit: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/