Vesa Luma së bashku me këngëtarin Big Basta dhe të birin Liam janë duke jetuar dhe punuar prej vitesh në Zelandën e Re.
Nisur nga situata e krijuar në të gjithë botën prej Coronavirus edhe Zelanda ka vendosur të marrë masa parandaluese duke bllokuar qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.
Sot ka qenë dita e fundit e lirisë dhe nga nesër fillon zbatimi i masave edhe në Zelandën e Re.
Vesa ka postuar një foto familjarisht në një akuarium ndërsa shkruan: “Duke shijuar ditën e fundit të lirisë. Kush kish me thone.. kjo ështe lufta e dytë që po e përjetoj kësaj here ndaj një të panjohure. Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri, të mbyllur”
Në Zelandën e Re janë regjistruar deri tani 28 raste, 8 prej të cilave gjatë 24 orëve të fundit.
Link: https://www.instagram.com/p/B96TAduJeI2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxhL_S0J8RE/