Rregjistrohen dy lëkundje tërmeti në vend, ja magnituda dhe epiqendra
0
0
Dy lëkundje tërmeti janë rregjistruar njëra pas tjetrës në vendin tonë paraditen e sotme.
Lëkundja e parë ishte me magnitudë 3,3 të shkallës Rihter, ndërsa e dyta vetëm dy minuta më pas ishte 4,3 e shkallës Rihter.
Lëkundjet u rregjistruan rreth orës 10 e 30 minuta të paradites.
Qëndra Europiane e Sizmiologjisë bën me dije se epiqendra e tërmetit ishte disa kilomentra në brendësi të detit Adriatik, përballë Gjirit të Lalzit me një thellësi prej rreth 10 km.
Fatmirësisht deri tani nuk ka raportime për dëme materiale
Burimi i fotos: https://pixabay.com/photos/earthquake-seismograph-seismic-wave-3167693/