Home Aktualitet Coronavirus, shënohet viktima e 4-tët në vend, ndërron jetë një 43 vjeçar
Coronavirus, shënohet viktima e 4-tët në vend, ndërron jetë një 43 vjeçar
0

Coronavirus, shënohet viktima e 4-tët në vend, ndërron jetë një 43 vjeçar

0
0

Shkon në 4 numri i viktimave prej COVID-19 në Shqipëri.
Një 43 vjeçar nga Kavaja ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm i konfirmuar me Coronavirus.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 43 vjeçari ishte në terapi intensive dhe pas rëndimit të gjendjes mbrëmjen e djeshme është vendosur në frymëmarje të drejtuar.

Instancat zyrtare bëjnë me dije se ai nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta edhe një 71 vjeçar i prekur nga ky virus.

71 vjeçari vuante nga tumori i mushkërive si dhe disa sëmundje të tjera.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë dyfishuar rastet me Coronavirus.

Aktualisht nga testet e realizura, rezultojnë të prekur 89 persona, shumica prej të cilëve në Tiranë.

Ndërkaq harta e të prekurve u zgjeruar edhe me një tjetër qytet, pasi 3 raste të reja janë evidentuar në qytetin e Korçës.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9nFesWHYKI/