Home Aktualitet “Kemi hyrë në javë tejet të vështirë, po humbasim njerëz”, Rama thirrje qytetarëve
“Kemi hyrë në javë tejet të vështirë, po humbasim njerëz”, Rama thirrje qytetarëve
0

“Kemi hyrë në javë tejet të vështirë, po humbasim njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

0
0

Kryeministri i vendit Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen kundrejt qytetarëve që të bëjnë durim dhe të mos shkelin ligjin për kufizimin e lëvizjeve.

Në një komunikim në Facebook, Rama tha se tashmë kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz, kështu që duhen shtrënguar dhëmbët dhe duhet bërë durim.

Ai ju ka kërkuar edhe njëhërë qytetarëve që të mos i shkelin rregullat, të mos dalin kot shëtitje dhe të qëndrojnë një metër pas kurrizit të tjetrit kur bëjnë pazar.

Në vendin tonë numri i të prekurve është dyfishuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë humbur jetën edhe dy persona të tjera duke e çuar në katër numrin e të vdekurve nga Coronavirus.

edi rama

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9_r5-TJfEt/