Home ShowBiz Kush tha që janë ndarë.. Tuna dhe Patrisi kalojnë izolimin më të ëmbël së bashku
Kush tha që janë ndarë.. Tuna dhe Patrisi kalojnë izolimin më të ëmbël së bashku
0

Kush tha që janë ndarë.. Tuna dhe Patrisi kalojnë izolimin më të ëmbël së bashku

0
0

Kohët e fundit në mediat rozë, qarkulloi thashethemi se Tuna dhe Patrisi mund të jenë ndarë.

Kjo pasi ata të dy i shihnim vazhdimisht të ndarë nga njëri tjetrit sidomos gjatë pushimeve.

Nga ana tjetër Tuna e hoqi mbiemrin Berisha nga instagrami dhe kjo bëri që të lindin akoma më shumë dyshime.

Zërat fillimisht i hodhi poshtë Patrisi i cili mohoi të jetë ndarë nga Tuna, ndërsa tashmë në këtë periudhë izolimi, Tuna na tregoi që jo vetëm nuk janë ndarëm por janë edhe të lumtur së bashku.

Ajo ka treguar se si Patrisi ka vendosur të gatuajë dhe me disa video na tregon çfarë është duke bërë në kuzhinë.

Më pas ajo ka postuar edhe një foto të tij pas përfundimit të gatimit, ndërsa shkruan: “Hyn në internet zgjedh nje recetë, e merr burrin e shtin në kuzhinë dhe voilaa”

Mesa duket ata të dy nuk janë ndarë, madje këto video e foto dëshmojnë se janë mëse të lumtur bashkë.

tuna

Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxayDkghNde/