“Ky ishte takimi ynë i fundit…”, Moderatorja e njohur vendos të vetëizolohet
0
0
Moderatorja e News 24, Ola Bruko ka njoftuar miqtë dhe fansat e saj se ka vendosur të vetëizolohet për një javë duke mos u shfaqur në ekran siç jemi mësuar ta shohim shpesh në edicionet informative apo transmetimet direkte.
Ajo njoftoi se nuk mendon që është e infektuar me Coronavirus, pasi nuk ka asnjë simptomë, por po merr masa paraprake për të ndihmuar veten, kolegët dhe gjithë të dashurit e saj.
Ola sqaroi se do të jetë e pranishme gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale ku do të ndajë me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj në izolim.
https://www.instagram.com/p/B-CyVApgxki/Link: https://www.instagram.com/p/B-CyVApgxki/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9ZHt-Hn_jl/