Home Aktualitet Shkon në 5 numri i të vdekurve në vend, zgjerohet harta dhe numri i të prekurve
Shkon në 5 numri i të vdekurve në vend, zgjerohet harta dhe numri i të prekurve
0

Shkon në 5 numri i të vdekurve në vend, zgjerohet harta dhe numri i të prekurve

0
0

Vijon të rritet numri i të prekurve me COVID-19 në vend, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë janë rregjistruar 19 raste të reja, ndërsa është rregjistruar edhe viktima e pestë një 49 vjeçar nga Tirana.
Ai kishte 13 ditë i shtruar në spital infektiv dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
Ndërkaq mësohet se është zgjeruar edhe më tej harta e të prekurve duke përfshirë tre qytete të tjera në vend siç është Lezha, Hasi dhe Berati ku janë evidentuar rastet e para me këtë sëmundje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 74 testime nga të cilat janë konfirmuar 19 raste të reja duke e çuar në 123 numrin e të prekurve në vend.
Ndërkaq një lajm i mirë është se 10 prej të infektuarve rezultojnë të shëruar, pasi në të dyja testet dolën negativ.
Numri më i lartë i prekurve vijon të jetë në Tiranë me 72 të infektuar, për të vijuar më pas me Fierin me 12 të prekur, Korcën me 9, Durrësi me 8, Elbasani, Shkodra, Hasi dhe Rrogozhina me dy të prekur, Vlora  Lushnja dhe Kavaja me 4, ndërsa Berati dhe Lezha me një të prekur .

https://www.youtube.com/watch?v=c_aAwbbl6Zo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=c_aAwbbl6Zo

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/