Home Aktualitet Shifra të frikshme nga Spanja, ja kalon dhe Kinës nga vdekshmëria
Shifra të frikshme nga Spanja, ja kalon dhe Kinës nga vdekshmëria
0

Shifra të frikshme nga Spanja, ja kalon dhe Kinës nga vdekshmëria

0
0

Spanja renditet tashmë në vend të dytë sa i takon vdekshmërisë direkt pas Italisë duke ja kaluar edhe Kinës vendit ku shpërtheu ky virus.

Nga Spanja vijnë përditë shifra tronditësë, vetëm gjatë ditës së djeshme u raportuan 734 vdekje në 24 orë, ndërsa numri i të infektuarve i kalon 5 mijë raste në ditë.

Me këto ritme Spanja po shkon drejt skenarit të Italisë dhe sot numëron 3434 vdekje rreth 200 më shumë se Kina.

Prej më shumë se një jave qeveria spanjolle ka marrë masa ekstreme duke mbyllur çdo gjë, por shifrat vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Ndërkaq Italia mban rekord sa i takon numrit të vdekjeve, vetëm gjatë 24 orëve të fundit pati mbi 620 të vdekur nga Coronavirus.

Në të gjithë botën numërohen aktualisht 445 mijë e 815 persona të infektuar si dhe 19 mijë e 768 persona që kanë humbur jetën.

Link: https://www.worldometers.info/coronavirus/country/spain/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224