Rritet ndjeshëm numri i të infektuave më vend, dy raste të reja në Tropojë
Shkon në 174 numri i personave të prekur me Coronavirus në vend.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 raste të reja dhe harta është zgjedhur me dy rastet e para në Tropojë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar, tha se aktualisht janë rritur rastet në kryeqytet si dhe në disa qytete të tjera në vend.
Aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar 73 persona, tre në terapi intensive, ndërsa dy të tjerë me frymëmarje të drejtuar në gjendje kritike.
Ndërkaq mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta edhe një 71 vjeçare duke e çuar në 6 numrin e viktimave në vend.
Instancat përkatëse vazhdojnë të bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar të gjitha masat e marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ai2fPvHZcOE
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/