Të izoluar ashtu si shumë të tjerë Miriam, Albani dhe dy fëmijët kanë gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të kaluar ditën e tyre dhe këtu përfshihet padyshim gatimi.
Dhe në këto kushte Albai ka vendosur që të tregojë talentin e tij në kuzhinë duke shpikur një recetë të tij gatimi të makaronave.
Të paktën kështu ka thënë Miriam e cila ka postuar pjatën e gatuar prej tij që ka shumë ngjyra dhe duket shumë e shijshme.
“Shpikje ose sajesë alla Alban Skënderaj”, shkruan ajo krahas fotos me gatimin e tij dhe që sipas Miriamit është shumë i shijshëm.
E pra këngëtari i paska dhënë provat që është një kuzhinier i zoti dhe kush më mirë se Miriam mund ta vërtetojë një gjë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jZaBBOy-/