Home ShowBiz Italiani luan me fyell nga balloni himnin shqiptar, Rama: “Jam drithëruar fort”
Italiani luan me fyell nga balloni himnin shqiptar, Rama: “Jam drithëruar fort”
0

Italiani luan me fyell nga balloni himnin shqiptar, Rama: “Jam drithëruar fort”

0
0

Pasditen e së shtunës Shqipëria dërgoi drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në situatën e veshtirë që po kalon prej Coronavirus.

Një gjest i tillë është përshëndetur dhe pritur mjaft mirë si nga qeveria italiane ashtu edhe nga populli.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook videon e një qytetari italian i cili ka dalë në ballkon dhe në shenjë falënderimi për gjestin e Shqipërisë ka luajtur me fyell himin shqiptar.

Qyteti italian thotë se Shqipëria një vend i varfër u tregua një mik i vërtetë, nga ata miqtë që edhe euron e fundit që kanë në xhep ta japin.

Kryeministri Rama tha se kjo video e bërë nga ballkoni i një qytetari italian e ka bërë të drithërohet fort dhe në pamundësi për t’ja thënë drejtpërdrejt falënderimin ka vendosur që ta shpërndajë videon dhe falënderimet në faqen e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2