Home Aktualitet Thellohet bilanci tragjik në Itali, orë dramatike për shtetin fqinj
Thellohet bilanci tragjik në Itali, orë dramatike për shtetin fqinj
0

Thellohet bilanci tragjik në Itali, orë dramatike për shtetin fqinj

0
0

Italia vazhdon të jetë një prej vendeve që është prekur më rëndë prej Coronavirus.

E gjithë zona e Lombardisë është duke u përballur me qindra të vdekur dhe me mijëra të infektuar përditë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë rregjistruar 812 vdekje si dhe rreth 4 mijë të infektuar të rinj.

Fatmirësisht krahasuar me një ditë më parë numri I rasteve të reja është në ulje, por fatkeqësisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vdekjet po rriten dita ditës.

Aktualisht në Itali numërohen 101 mijë e 739 persona të infektuar si dhe 11 mijë e 591 të vdekur.

E gjitha Italia është shpallur që në fillim të muaji mars zonë e kuqe dhe gjithçka është paralizuar, ndërsa së fundmi qeveria ka vendosur të shtrëngojë masat kundrejt qytetarëve që thyejnë rregullat.

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/