Home Aktualitet Rëndohet bilanci i viktimave në vend, humb jetën një tjetër pacient, dyfishohet numri i të prekurve
Rëndohet bilanci i viktimave në vend, humb jetën një tjetër pacient, dyfishohet numri i të prekurve
0

Rëndohet bilanci i viktimave në vend, humb jetën një tjetër pacient, dyfishohet numri i të prekurve

0
0

Shkon në 243 numri total i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24 orëvë të fundit nga 145 teste të realizuara kanë rezultuar 20 persona të infektuar, gati dyfishi krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta edhe një 62 vjeçar nga Durrësi i cili e çon në 13 numrin e viktimave në vend prej Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen 77 persona të shtruar, 8 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa tre të intubuar.

Një lajm i mirë është se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 persona, duke e çuar në 52 numrin total të personave të shëruar nga Covid-19 në vendin tonë.

https://www.youtube.com/watch?v=eOs_4vVHO0I

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eOs_4vVHO0I

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/