Home ShowBiz Tortë më patatina në kushte shtëpie, Fifi feston ditëlindjen më të veçantë në izolim
Tortë më patatina në kushte shtëpie, Fifi feston ditëlindjen më të veçantë në izolim
0

Tortë më patatina në kushte shtëpie, Fifi feston ditëlindjen më të veçantë në izolim

0
0

Këngëtarja Fifi feston sot ditëlindjen e saj të 26-të në kushte izolimi ashtu si shumica e njerëzve kohët e fundit.

Ajo ka marrë mesazhe dhe urime pa fund nga miq, familjarë e fansa të cilët i kanë uruar këngëtares qindra vite të lumtura.

Mes shumë mesazheve Fifi ka publikuar edhe tortën e veçantë që ka marrë nga motra e saj Edona, një tortë në kushte shtëpie.

Numri 26 sipër tortës ishte formuar me patatina dhe pavarësisht se në kushte të vështira mund të themi se kjo ishte torta më e veçantë për ditëlindje, e ëmbël dhe e kripur njëkohësisht.

“Edhe torta në kushte karantine, dmth arriti dikush të na ndajë në këto ditë feste”, shkruan motra e saj krahas videos ku tregon tortën e përgatitur me rastin e ditëlindjes së saj.

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5i5UoLg9uH/