Home ShowBiz Baby G, rrëfen raportin me Loredanën, reperja na habit me postimin e fundit
Baby G, rrëfen raportin me Loredanën, reperja na habit me postimin e fundit
0

Baby G, rrëfen raportin me Loredanën, reperja na habit me postimin e fundit

0
0

Reperja Baby G është rikthyer pas në kohë duke postuar një foto të tre viteve më parë ku pozon së bashku me Loredanën.

Baby G duket se është bërë nostalgjike për kohën kur së bashku me reperen kalonin më shumë kohë me njëra tjetrën.

Në këto foto ato janë kombinuar thuajse njësoj dhe Baby G ka treguar se vite më parë ajo dhe reperja mendonin se ishte një gjë shumë e veçantë të visheshin njësoj.

“Kthim pas në 2018, kur unë dhe Loredana mendonim se të visheshe njësoj ishte trend, vajzat që duan vajzat gjithmonë fitojnë”, shkruan Baby G krahas fotos ku shfaqet së bashku me Loredanën.

Në fakt në foton e publikuar nga Baby G, ato të dyja nuk dallohen nga njëra tjetra, pasi janë kombinuar gati njësoj.

Me anë të këtij postimi reperja ka treguar se vazhdon të ketë një raport shumë të mirë me këngëtaren.

https://www.instagram.com/p/B-Z-yBIHJUa/

Link: https://www.instagram.com/p/B-Z-yBIHJUa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9hlTQIlCJx/,https://www.instagram.com/p/B99t38-KkPI/