Home Aktualitet Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në vend, ja mosha mesatare
Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në vend, ja mosha mesatare
0

Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në vend, ja mosha mesatare

0
0

Gjatë 24 orëve të fundit nga testimet e realizuar tek personat e dyshuar janë rregjistruar 16 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 259 numrin total të të prekurve në vend.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se mosha mesatare e personave të prekur është 50, ndërsa e atyre që kanë humbur jetën 66 vjeç.

Deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa ndodhen të shtruar në spitalin infektiv 79 të prekur nga ky virus.

7 prej të sëmurëve ndodhen në terapi intensive, ndërsa katër janë në gjendje kritike të intubuar.

Ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje për të respektuar të gjitha rregullat që janë vendosur nga qeveria me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infeksionit sa më shpejt që të jetë e mundur.

https://www.youtube.com/watch?v=mz-mtkQdBmM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mz-mtkQdBmM

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/232717358135943/