Home Aktualitet Coronavirus i merr jetën këngëtarit të njohur në moshën 52 vjeçare
Coronavirus i merr jetën këngëtarit të njohur në moshën 52 vjeçare
0

Coronavirus i merr jetën këngëtarit të njohur në moshën 52 vjeçare

0
0

Humb jetën në moshën 52 vjeçare këngëtari amerikan Adam Schlesinger anëtar i grupit Fountains of Wayne.

Ai ishte këngëtar, producent, tekstshkrues dhe kitarist i njohur i cili ka lënë gjurmë të thella në botën e muzikës.

52 vjeçari ishte i shtruar në një spital në New York dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa ishte duke marrë frymë me anë të një respiratori.

Miq dhe kolegë të tij janë shprehur të hidhëruar nga ky lajm, ndërsa ju kanë bërë thirrje të gjithëve që ta marrin më seriozisht këtë sëmundje dhe të respektojnë rregullat duke qëndruar të izoluar në shtëpi.

Kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përhapja e Coronavirus po merr përmasa të frikshme.

Numri i të infektuarve është ndër më të lartit dhe rastet e reja janë në rritje të vazhdueshme nga dita në ditë.

Link: https://www.theguardian.com/music/2020/apr/01/adam-schlesinger-fountains-of-wayne-dead-coronavirus