Home Aktualitet Përkeqësohet gjendja e kryeministrit anglez, Johnson po trajtohet me oksigjen
Përkeqësohet gjendja e kryeministrit anglez, Johnson po trajtohet me oksigjen
0

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit anglez, Johnson po trajtohet me oksigjen

0
0

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson u konfirmuar me COVID-19, 10 ditë më parë dhe vendosi që ta kalojë sëmundjen i vetizoluar në shtëpinë e tij.

Por gjatë ditës së djeshme, Johnson pas një vizite në spital është shtruar pasi nuk po shfaqte shenja përmirësimi dhe vazhdonte të kishte temperaturë të lartë.

Ndërkaq bëhet me dije se sot mjekët janë detyruar ti vendosin një maskë oksigjeni dhe se nuk do të dalë nga spitali pa u përmirësuar gjendja e tij shëndetësore.

Ekspertët e shëndetit thanë se një temperaturë e lartë për më shumë se një javë rrezikon pneumoninë dhe kryeministri duket se ka rrezikuar duke e vijuar punën nga shtëpia pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Link: https://www.thedailybeast.com/boris-johnson-given-oxygen-treatment-for-coronavirus-in-hospital-says-report?source=cheats&via=rss

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-MH16kAErq/