Home Aktualitet Rama jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodh me lëvizjen nga kjo javë
Rama jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodh me lëvizjen nga kjo javë
0

Rama jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodh me lëvizjen nga kjo javë

0
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se nga kjo javë mund të ketë lëshim me pikatore.

Ai ka postuar disa foto nga tregu ku qytetarët kanë respektuar distancën duke qëndruar brenda kordonëve sanitarë dhe gati një metër larg nga njëri tjetri.

“Mirë, vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot gati rritja e ndërshkimeve që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, shkruan Rama në Facebook.

Një ditë më parë kryeministri tha se do të rrisë masat ndërshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e vendosura, duke shkruar deri në heqje lirie.

Megjithatë duket se sot qytetarët janë në rrugë të mbarë çka përkthehet sipas kryeministrit me më shumë liri lëvizjeje, por gjithmonë me pikatore dhe gradualisht.

Ndryshimet së bashku me masat e reja ndërshkimore do të njoftohen gjatë ditës së sotme.

RAma, levizjet

rama tregu

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/