Home Aktualitet COVID-19, shkon në 383 numri i të infektuarve në vend
COVID-19, shkon në 383 numri i të infektuarve në vend
0

COVID-19, shkon në 383 numri i të infektuarve në vend

0
0

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar vetëm 6 raste të reja me COVID-19 në vend, duke shënuar kështu një ulje të ndjeshme të rasteve të reja.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar bën me dije se numri total i të prekurve në vend është 383.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë të shtruar 67 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 7 të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Një lajm i mirë është edhe shërimi i 15 personave të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 131 numrin e të shëruarve që nga fillimi.

Ndërkaq bëhet me dije se rastet e reja janë evidentuar në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

https://www.youtube.com/watch?v=aW8x1xkx5JY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aW8x1xkx5JY

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/