Një kolazh me mimikat e vogëlushes për 6 mujorin e lindjes, Leonita sapo na i zbukuroi ditën
Vajza e Granit Xhakës, vogëlushja Ayana ka festuar sot 6 mujorin e lindjes.
E ëma e saj, bashkëshortorja e futbollistit ka vendosur të publikojë disa foto shumë të veçanta të së bijës.
Vogëlushja Ayana është rritur tashmë dhe ka filluar të buzëqeshë dhe të bëjë mimika të ndryshme.
Një kolazh me disa foto të saj, Leonita e ka postuar në instagram dhe vogëlushja duket një kukull e vërtetë.
Vogëlushja mban veshur një fustan me lule, ndërsa në kokë një shami njësoj si fustani.
Krahas fotos Leonita poston gjithashtu edhe një mesazh shumë të veçantë urimi për të bijën.
“6 muaj lumturi të pastër, 6 muaj plot momente të mrekullueshme, 6 muaj të mbushur me buzëqeshjen tënde, 6 muaj ne të tre, mami dhe babi të duan shumë”, shkruan Leonita krahas fotos së vogëlushes.
https://www.instagram.com/p/B-rOwnCDcxO/Link: https://www.instagram.com/p/B-rOwnCDcxO/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/