Home ShowBiz Gazetarja Anila Basha bëhet nënë për herë të parë, me foton e rrallë nga materniteti zbulon emrin e të birit
Gazetarja Anila Basha bëhet nënë për herë të parë, me foton e rrallë nga materniteti zbulon emrin e të birit
0

Gazetarja Anila Basha bëhet nënë për herë të parë, me foton e rrallë nga materniteti zbulon emrin e të birit

0
0

Gazetarja e njohur Anila Basha është bërë nënë për herë të parë gjatë paradites së sotme.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe njoftimin e ka bërë vetë në instagramin e saj me një foto nga materniteti.

Anila pozon së bashku me të birin në duar, të cilin ka vendosur ta quajë Aristotel në kujtim të të atit i cili humbi jetën dy vite më parë.

Krahas fotos së veçantë me të birin në krah Anila shkruan se ajo dhe Aris janë shumë mirë ndërsa falënderon mjekët që asistuan gjatë gjithë kohës shtatëzaninë e saj deri në momentin e lindjes.

Ajo rrëfen se i biri erdhi në jetë në kokë koronavirusi dhe shpreson që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt që të mund të shijojnë pranverën.

Të shumta janë urimet që gazetarja ka marrë nga miq dhe kolegë të saj të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë të vogëlushit.

https://www.instagram.com/p/B-uCg41D2Z6/

Link: https://www.instagram.com/p/B-uCg41D2Z6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2mxPsVDY7-/