Home ShowBiz Blero i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja si është gjendja e tij
Blero i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja si është gjendja e tij
0

Blero i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja si është gjendja e tij

0
0

Këngëtari Blero ka rrëfyer për emisionin “Rudina” në “TvKlan”, se një javë më parë i është dashur ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por që fatmirësisht tani është mirë.

Ai nuk ka dashur ta tregojë llojin e ndërhyrjes duke thënë se është diçka personale, por tha se aktualisht e ka marrë veten dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këngëtari tha se ka qëndruar shtrirë gjatë gjithë kësaj kohe dhe fatmirësisht i qëlloi në periudhë izolimi.

Blero ka qenë larg të shoqes dhe e ka kaluar larg saj këtë periudhë, pasi Afrona ka ngelur në Zvicër që prej bllokimit të lëvizjeve për shkak të Coronavirus.

Megjithatë ai tha gjatë lidhjes me Skype në emision se aktualisht është shumë mirë dhe se gjithçka kaloi pa probleme.

https://www.youtube.com/watch?v=3fhFz4Z7kt0&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3fhFz4Z7kt0&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Xc-XLnbQ6/