Ish ministri i shëndetësisë bën deklaratën e fortë, “Fundi i epidemisë në vend pas një viti”
Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja gjatë një interviste me Skype në emisionin “Ilva Now” tha se në Shqipëri fundi i epidemisë mund të vijë pas një viti.
Ai tha se në kushtet kur nuk ka ende një vaksinë dhe kur sistemi ynë imun është në përpjekje për tu adaptuar duhet kohë.
Sipas tij ky është një virus i ri i cili kaloi vetëm në vjeshtë nga kafshët tek njerëzit dhe duke ngadalësuar përhapjen e tij, rrisim edhe imunitetin.
Ish ministri theksoi gjithashtu se fakti që nuk kemi pasur shumë të prekur lidhet me masat e mara shumë shpejt.
Beqja vijon më tej duke shtuar se programet e kufizimit të lëvizjes duhet të vazhdojnë ende, gjithashtu edhe kujdesi për personat pozitivë që të gjurmohen dhe të identifikohen sa më shpejt.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=RkUqR9TE5tc
Burimi i fotos: ttps://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224