Home Aktualitet Ndryshimi i humorit në kohën e Coronës, ekspertët vënë alarmin, ja rreziku që na kanoset
Ndryshimi i humorit në kohën e Coronës, ekspertët vënë alarmin, ja rreziku që na kanoset
0

Ndryshimi i humorit në kohën e Coronës, ekspertët vënë alarmin, ja rreziku që na kanoset

0
0

Psikologët kanë tashmë një emër për një fenomen që së shpejti mund të jetë një sfidë e madhe për menaxhimin e krizës së Coronavirusit në Gjermani.

“Lodhja nga katastrofa” po përdoret aktualisht si term apo tip diagnoze për të përshkruar lodhjen që po përjetojnë njerëzit përballë lajmeve të këqija me të cilat përballen shpesh gjatë kësaj periudhe.

E gjithë kjo situatë shkakton mërzitje dhe revoltë kundrejt gjithë informacioneve që merren përmes raportimeve në media.

Cornelia Betsch një psikologe në universitetin e Erfurt ka realizuar një studim ku morën pjesë rreth 1000 persona të cilët u pyetën lidhur me gjendjen e tyre shpirtërore gjatë krizës së Coronavirus.

Gjatë 5 javëve të para gjithçka shkoi mirë, por tashmë pas 5 javësh ajo ka identifikuar sinjalet e para të alarmit të një sëmundjeje që mund të shkaktojë shumë probleme në popullatë.

Kështu sipas ekspertëve kur frika nga virusi venitet, fillojnë të shfaqen shqetësime të tjera që kanë të bëjnë me probleme ekonomike apo efektet që sjell distancimi social duke bërë që të rritet gradualisht pakënaqësia sidomos tek të rinjtë.

Në kushte të tilla ekspertët kërkojnë që të reagohet sa më shpejt ndaj ndryshimeve të humorit të njërezve duke propozuar disa masa lehtësuese sidomos për më të rinjtë.

Këta të fundit janë edhe më të rrezikuar, pasi gjatë studimit rezultuan mjaft të shqetësuar, në ankth dhe të vetmuar përballë një situate të tillë.

Ky fenomen sipas ekspertëve mund të shndërrohet shumë shpejt në një kërcënim nëse nuk merren menjëherë masa për të parandaluar luhatjet e vazhdueshme të humorit tek njerëzit.

Link: https://www.spiegel.de/wissenschaft/corona-krise-gefaehrliche-stimmungsumschwung-in-der-deutschen-bevoelkerung-a-1a24c2e2-58a9-4e6c-b9bd-64f73537a38b?sara_ecid=soci_upd_KsBF0AFjflf0DZCxpPYDCQgO1dEMph

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-alone-anxious-black-and-white-568027/