Home Aktualitet Pamje rrënqethëse nga New York, varre masive për viktimat nga Coronavirus
Pamje rrënqethëse nga New York, varre masive për viktimat nga Coronavirus
0

Pamje rrënqethëse nga New York, varre masive për viktimat nga Coronavirus

0
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur në mënyrë agresive me Coronavirus.

Në New York numri i të vdekurve është jashtëzakonisht i lartë dhe për pasojë autoritet kanë vendosur që të hapin varre masive në Ishullin Hart, ku do të varrosin personat që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Disa pamje të filmuara me dron tregojnë disa punëtorë që kanë hapur një varr masiv ku do të varrosen ata persona, trupat e të cilëve nuk janë tërhequr nga asnjë familjar.

Shteti federal i New York ka 42% të viktimave në shkallë kombëtare që në total kanë arritur në 16 mijë e 700.

Coronavirus po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili mban tashmë vendin e parë sa i takon vdekshmërisë dhe numrit të të prekurve.

https://www.youtube.com/watch?v=P6Tleba2HCk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=P6Tleba2HCk

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/view-of-a-graveyard-3602008/