Home Aktualitet Një tjetër person humb betejën me COVID-19 në vend, shtohen rastet e të prekurve
Një tjetër person humb betejën me COVID-19 në vend, shtohen rastet e të prekurve
0

Një tjetër person humb betejën me COVID-19 në vend, shtohen rastet e të prekurve

0
0

Shkon në 494 numri i të prekurve me COViD-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga testet e realizuara në vend janë rregjistruar 19 raste të reja.

Zv Ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se në total janë testuar 252 persona, 44 prej të cilëve personel mjekësor.

Nga testimet rezultuan 11 raste të reja në Tiranë, një në Krujë, një në Korçë, një në Elbasan dhe 5 në Kukës.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një 90 vjeçar nga Fieri i cili ishte i intubuar prej 11 ditësh, duke e çuar në 25 numrin e personave që e kanë humbur betejën me virusin.

I moshuari përveçse ishte i prekur nga COVID-19, vuante gjithashtu nga diabeti, hipertensioni dhe astma bronkiale.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe tre persona të tjerë, ndërsa në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 48 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur edhe njëherë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të zbatuar të gjitha rregullat me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të mëtejshëm të sëmundjes.

https://www.youtube.com/watch?v=ePyusQq8e4U

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ePyusQq8e4U

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/