Home Aktualitet Arti në zi, ndërron jetë legjenda e muzikës pop
Arti në zi, ndërron jetë legjenda e muzikës pop
0

Arti në zi, ndërron jetë legjenda e muzikës pop

0
0

Këngëtari i njohur francez Christophe ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.

Mediat francezë raportojnë se këngëtari ishte i shtruar në spital muajin e kaluar i prekur nga Coronavirus, megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga familjarët e tij.

Bashkëshortja e këngëtarit njoftoi se këngëtari vuante nga një sëmundje e mushkërive e quajtur emphysema dhe ky sipas familjarëve ishte shkaku i vdekjes së tij.

Christophe është emri i tij i artit, emri i vërtetë i këngëtarit është Daniel Bevilacqua.

Në vitet 70 këngëtari i muzikës pop pati kulmin e famës së tij me publikimin e një sërë këngësh që u shndërruan shumë shpejt në hite.
Largimi i tij nga jeta është konsideruar një humbje e madhe për fushën e muzikës.

https://www.instagram.com/p/B_FybwknsUF/

Link: https://www.instagram.com/p/B_FybwknsUF/

Burimi i fotos: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/11421402/christophe-singer-dead-emphysema/