Për herë të parë Mbretëresha anulon traditën 68 vjeçare të ditëlindjes
Mbreteresha Elisabeth ka anuluar për herë të parë pas 68 vitesh traditën e festimit të ditëlindjes së saj.
Në 21 prill Mbretëresha do të festojë 94 vjetorin e ditëlindjes dhe për herë të parë pas shumë vitesh nuk do të nderohet me të shtëna armësh dhe organizime speciale me këtë rast.
Mbretëresha do të bëjë një festë private duke anuluar për herë të parë festimet tradicionale si rezultat i pandemisë që ka pushutuar botën dhe që në Britaninë e Madhe po përhapet me ritme të frikshme.
Mbretëresha organizon një tjetër festë ditëlindje në qershor si pjesë e traditës për të gjithë monarkët që nuk kanë ditëlindjen në verë.
Megjithatë duket se edhe kjo festë është anuluar, çka do të thotë se deri tani nuk ka asnjë plan konkret për ditëlindjen e saj e cila këtë vit mesa duket do të kalojë si një festë private.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8Gx5tzH0hJ/