Home Aktualitet Burrat në shtëpi, gratë dalin shëtitje, ja rregulli i ri për nesër
Burrat në shtëpi, gratë dalin shëtitje, ja rregulli i ri për nesër
0

Burrat në shtëpi, gratë dalin shëtitje, ja rregulli i ri për nesër

0
0

Gjatë ditës së sotme të vetmit që u lejuan për të shëtitur deri në orën 11:00 ishin pensionistët, ndërsa nesër një tjetër kategori lejohet të dalë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një njoftimi në Facebook se nesër do të mund të dalin për shëtitje vetëm gratë me fëmijë deri në 10 vjeç.

Në njoftimin e tij në Facebook, Rama shkruan se gratë nuk duhet të shoqërohen me gra të tjera, por duhet të ecin vetëm me fëmijët nën 10 vjeç dhe të shmangin grupimet.

“Të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit do të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 5 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrit.

Ndërkaq Rama njoftoi se duke nisur nga e hëna do të jepet leje javore për të shkruar në punë me makinë dhe për të marrë një tjetër person me vete.

Gjithashtu nga java do të hapen disa biznese të tjera që futen në grupin e bizneseve me risk të ulët dhe që mund të punojnë edhe me turne.

ramaaaaa

Link: dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/