Ja ku do të hapen, lokalet, parukeritë dhe palestrat nga java që vjen
Shteti i Gerogias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet për t’u rihapur që prej kësaj të premteje.
Guvernatori i vendin Brian Kemp tha se nga kjo e premte do të hapen gradualisht palëstrat, qendrat estetike si dhe qendrat e fitnesit, mjafton që të zbatojnë rregullat e higjenës.
Ndërsa duke nisur nga e hëna pritet që të nisin punën edhe restorantet, lokalet e kinematë, gjithmonë duke zbatuar protokollin e sigurisë.
Një vendim i tillë është konsideruar shumë i nxituar dhe ka alarmuar të gjithë kryetarët e bashkive duke pasur parasysh situatën e rënduar në Shtetet e Bashkuara prej COVID-19.
Ndërkaq edhe në disa shtete evropiane është menduar rihapja.
Në Danimarkë këtë javë u rihapën shkollat, ndësa masa lehtësuese janë aplikuar edhe në Republikën Çeke dhe Austri.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/four-women-chatting-while-sitting-on-bench-1267697/