Home Aktualitet Mbyllja e vitit shkollor, ja kur merret vendimi përfundimtar
Mbyllja e vitit shkollor, ja kur merret vendimi përfundimtar
0

Mbyllja e vitit shkollor, ja kur merret vendimi përfundimtar

0
0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videomesazhi ka komunikuar se brenda fundit të muajit prill do të vendoset se çfarë do të bëhet me shkollat dhe kur do të nisë mësimi.

Shahini sqaroi se në fund të prillit do të botohen gjithashtu edhe planet e reja orientuese për maturën.

Ndërkaq lidhur me vitin akademik Ministrja tha se aktualisht po punohet me dekanët e universiteteve për të parë se çfarë kanë planifikuar për mbylljen e vitit akademik dhe për ti orientuar sa më mirë, por në fund vendimmarja mbetet e tyre.

Ministrja tha se janë gati të gjitha skenarët e mundshëm për çdo rast dhe se synimi është që viti shkollor të mbarohet në kohë sidomos për maturantët të cilët kanë plane për t’u regjistruar në universitete.

Ajo i qetësoi edhe njëherë maturantet duke ripërsëritur faktin se në provime nuk do të kenë pyetje nga temat që nuk kanë zhvilluar në shkollë.

https://www.instagram.com/p/B_StClWA5JZ/

Link: https://www.instagram.com/p/B_StClWA5JZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_StClWA5JZ/