Home Aktualitet Masa të rrepta deri në qershor, Kuvendi miraton shtyrjen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore
Masa të rrepta deri në qershor, Kuvendi miraton shtyrjen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore
0

Masa të rrepta deri në qershor, Kuvendi miraton shtyrjen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore

0
0

Gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur më datë 24 mars pas shpërthimit të rasteve me COVID-19 në vend është shtyrë edhe për dy muaj të tjerë.
Ky vendim është miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare duke bërë që gjendja e fatkeqësisë natyrore të shtyhet deri në 23 qershor.
Vendimi u miratua me 91 vota pro, 5 kundër dhe 36 apstenim.
Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nënkupton masa shtrënguese të paktën deri në 23 qershor, megjithatë jo domosdoshmërisht njësoj si deri tani.
Duke nisur nga java që vjen, kreu i qeverisë premtoi lehtësim të masave shtrënguese të cilat do të jenë graduale dhe duke nisur nga data 4 maj do të ketë edhe më shumë lehtësira sa i takon lëvizjës së qytetarëve, përdorimit të automjeteve dhe hapjes së bizneseve.

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/