Home Aktualitet I riu thyen karantinën dhe infekton prindërit, Rama: “Janë në rrezik për jetën, kjo nuk është lojë”
I riu thyen karantinën dhe infekton prindërit, Rama: “Janë në rrezik për jetën, kjo nuk është lojë”
0

I riu thyen karantinën dhe infekton prindërit, Rama: “Janë në rrezik për jetën, kjo nuk është lojë”

0
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët ne faqen e tij në Facebook një lajm jo fort të mirë.

Një i ri i konfirmuar me COVID-19 por pa simptoma ka thyer kushtet e karantinës dhe ka udhëtuar drejt prindërve në një tjetër qytet.

Fatkeqësisht ai e ka transmetuar virusin tek prindërit të cilët janë të moshuar dhe me probleme shëndetësore duke i rrezikuar kështu jetën.

Kryeministri tha se djali do të ndiqet jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht.

Rama shtoi se kjo nuk është një lojë, pasi kush shkel rregullat nuk ja hedh shtetit, por ja fut vetes dhe familjes së tij.

Kryeministri ju ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të mos thyejnë rregullat, pasi kështu vënë në rrezik jetën e njerëzve të tyre të dashur.

Ramaa

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/