Home Aktualitet E fundit, shënohet numri më i lartë i prekurve me COVID-19 në vend
E fundit, shënohet numri më i lartë i prekurve me COVID-19 në vend
0

E fundit, shënohet numri më i lartë i prekurve me COVID-19 në vend

0
0

Ka shkuar në 712 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 34 raste të reja, ku shumica vijnë nga Kruja.

Gentiana Qirko nga Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin zyrtar njofton se 18 raste janë rregjistruar në Krujë, 6 në Kukës kontakte të rastit të djeshëm, 4 në tiranë që lidhen me institucionin e vuajtjes së dënimit, 2 raste në Kurbin, një në Lushnje, një në Berat dhe një rast i importuar nga Greqia.

Edhe pse ka një numër në rritje të personave të prekur me COVID-19 në vend, ekspertët thonë se situata vazhdon të jetë nën kontroll.

9 persona të tjerë i janë shtuar numrit të të shëruarve duke e çuar në 403 numrin e tyre.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 40 persona, tre prej të cilëve të intubuar.

Ndërkaq bëhet me dije se harta është zgjeruar edhe me Matin ku është evidentuar rasti i parë, por që lidhet me vatrën e Krujës si kontakt i rasteve të zbuluara aty.

https://www.youtube.com/watch?v=JEwJ1iKMMWc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JEwJ1iKMMWc

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/