Masat lehtësuese, nga e hëna rifillon punën një tjetër shërbim
Duke nisur nga data 27 prill do të nisë nga puna edhe shërbimi taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit.
Drejtoria e Përgjithshmë e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar në faqen e saj në Facebook rregullat që duhet të zbatohen gjatë punës.
Drejtuesi i taksisë duhet të jetë i paisur me maskë, doreza dhe desinfektues po ashtu edhe klienti.
Nuk lejohet më shumë se një person në taksi me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për persona të së njëjtës familje si fëmijë apo përsona me aftësi të kufizuar që kanë nevojë për shoqërues.
Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe taksisti duhet të desinfektojë duart pas çdo pagese.
Gjithashtu pas çdo pasagjeri, taksisti duhet të desinfektojë sediljen, dorezat e dyerve, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit etj.
Në çdo rast qytetarët mund të denoncojnë rastet e mosrespektimit të masave nëse vënë re raste të tilla gjatë ofrimit të shërbimit taksi.
Link: https://www.facebook.com/dpshtrr.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/