Home ShowBiz Enca zbulon aventurën më të rrezikshme, as që ju shkon ndërmend çfarë ka bërë
Enca zbulon aventurën më të rrezikshme, as që ju shkon ndërmend çfarë ka bërë
0

Enca zbulon aventurën më të rrezikshme, as që ju shkon ndërmend çfarë ka bërë

0
0

Këngëtarja Enca Haxhia i është përgjigjur pyetjeve të fansave nga shtëpia për emisionin “Prive”, duke rrëfyer se si po e kalon karantinën dhe cilat janë aventurat më të rrezikshme që ka bërë ndonjëherë.

Lidhur me këtë të fundit këngëtarja ka ndarë me fansat një moment kur ka qenë në Amsterdam ku vendosi që së bashku me shoqërinë e saj, të dilte nga hoteli ku po qëndronte me robdishan dhe me peshqir në kokë ashtu siç kishte dalë nga dushi.

Enca thotë se jo vetëm që ka dalë veshur në këtë mënyrë, por ka qëndruar ashtu gjatë gjithë ditës duke frekuentuar edhe lokalet me robtishan.

Këngëtarja ka ndarë gjithashtu edhe një tjetër aventurë shumë të rrezikshme, por që nuk ja sugjeron askujt.

Ajo tha se ndërsa ishte duke udhëtuar në autostradë dokumentat e makinës së saj kanë flutuar nga makina.

Duke qenë se ishin me shpejtësi, kthimi mbrapsht do ti hante shumë kohë, kështu që ka bërë një gjë shumë të rrezikshme duke ecur mbrapsht deri sa të arrinte aty ku kishin mbetur dokumentat e saj.

Kjo ishte aventura më e çmendur dhe e rrezikshme të cilën Enca nuk ja sugjeron askujt.

https://www.youtube.com/watch?v=LSR9TMarlkw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LSR9TMarlkw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-erwhOn9Yc/