Home Aktualitet Ndërron jetë nga Coronavirus publicisti i njohur shqiptar
Ndërron jetë nga Coronavirus publicisti i njohur shqiptar
0

Ndërron jetë nga Coronavirus publicisti i njohur shqiptar

0
0

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare publicisti dhe përkthyesi i njohur shqiptar Ilir Harshova.

Ai jetonte prej vitesh në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lajmin për largimin e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët e tij.

Harshova ishte infektuar me COVID-19 dhe fatkeqësisht nuk mundi dot ti mbijetonte sëmundjes.

Publicisti ishte djali i mësuesit dhe intelektualit të njohur Ali Harshova.

Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, por vitet e fundit iu dedikua publicistikës, botimit si dhe përkthimit të artikujve të ndryshëm.

Lajmin për ndarjen nga jeta të publicistit e ka dhënë edhe miku i tij Ardian Vehbiu përmes një statusi në Facebook ku shpreh hidhërimin për largimin nga jeta të mikut të tij si dhe ngushëllimet për miqtë dhe familjarët.

ARdian Vehbiu

iliri

Link: https://www.facebook.com/a.vehbiu